Historia e dashurisë mes Gonzalo Higuainit dhe Juventusi duket se është e destinuar të zgjasë për një kohë të gjatë. Këtë e lë të nënkuptohet babai i “El Pipitas”, që hedh poshtë zërat e fundit pas udhëtimit të sulmuesit në vendlindje. “E gjithë kjo që thuhet nuk është e vërtetë. Mund t’ju them një gjë: Gonzalo do të qëndrojë tek Juventusi, sepse ai ende ka një vit e gjysmë kontratë dhe do ta respektojë atë. Do ta përfundojë ciklin e tij sikurse është parashikuar në kontratën aktuale”.
Pas vendimit të sulmuesit për të qëndruar në Argjentinë, ku ai ndodhet nga 19 marsi për t’i qëndruar pranë nënës së tij të sëmurë, zërat për të ardhmen e tij janë shumëfishuar dhe madje është folur për një përfundim të parakohshëm të kontratës. Këtë skenar babai i tij, Jorge, e mohon kategorikisht:
“Gonzalo do të mbetet në Juventusi. Pastaj, pas kësaj periudhe, ai do të marrë vendimin që e gjykon më të përshtatshëm, sepse ai do të jetë futbollist i lirë. Ky është realiteti dhe ajo që do të ndodhë. Por, në parim, nuk është qëllimi i tij të largohet nga ai klub që ai e do shumë dhe ku njerëzit e duan.”