FFK dëshmon se nuk i toleron kurdisjet

Ndeshja e shumëpërfolur në fundjavën që e lamë pas për kurdisje mes Ulpianës dhe Vllaznisë në Raiffeisen Ligën e Parë nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës. Vendimi i sotëm i Komisionit të Garave për të shpallur zyrtarisht këtë ndeshje si të kurdisur është një hapi i rëndësishëm drejt fuqizimit të lojës së pastër dhe integritetit të lojës së futbollit në Kosovë.
FFK dëshmoi se nuk rri duarkryq ndaj dukurive negative, duke demonstruar qëndrimin e saj të vendosur për të luftuar këtë fenomen në futbollin kosovar. Vendimi për ta regjistruar këtë ndeshje si të luajtur, por jo rezultatin dhe duke mos numëruar pikët saj në renditje është një shenjë e qartë se veprimet e tilla nuk do të tolerohen. Përveç kësaj, iniciimi i procedurës disiplinore ndaj aktorëve të përfshirë në këtë ndeshje dëshmon që FFK po merr masa të rënda kundër të gjithë atyre që ndërhyjnë në integritetin e lojës.
Ky rast thekson rëndësinë e përpjekjeve për të krijuar një kulturë të pastër sportive, duke e bërë futbollin një mjedis ku “sëmundjet” e tilla si kurdisja janë të papranueshme. Duke u përpjekur për të mbrojtur integritetin e lojës dhe reputacionin e sportit, FFK dhe autoritetet e tjera të sportit duhet të bashkëpunojnë në përballjen me sfidat e tilla dhe të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të siguruar një futboll të pastër dhe të drejtë për të gjithë lojtarët dhe tifozët.