October 20, 2026

Buffon për Juventusin: Nëse ndërron 5 trajnerë në 4 vite, problemi s’mund të jetë vetëm trajneri!

Gigi Buffon, delegati i ekipit përfaqësues të Italisë, ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport, ku ka analizuar krizën e Juventusit, zgjedhjen e Gennaro Gattusos në krye të këtij ekipi, ringjalljen e Lazios si dhe eliminimin e pikëllueshëm të Kombëtares nga Kupa e Botës.

Për përballjen Itali–Zvicër dhe Gattuson:

“Foli puna e bërë dhe historia e çdo trajneri. ‘Rino’ është trajner prej më shumë se 10 vitesh. Ai ka drejtuar klube të rëndësishme si Milan, Napoli, Valencia, Marseille e Hajduk Split, si dhe ka pasur përvojë jashtë vendit. Ka fituar një Kupë Italie dhe po bën një punë të mirë me ‘Azzurrët’, edhe pse rezultatet nuk ishin pozitive në kualifikueset e fundit.”

Për gjendjen e Juventusit:

“Juventusi ka ndryshuar pesë trajnerë në katër vite me profil të ndryshëm. Kjo do të thotë se nuk mund të jetë vetëm faji i trajnerit. Në futboll ka cikle; pas nëntë titujve rresht është normale të kesh luhatje. Ndonjëherë duhet të rindërtosh nga e para dhe të kesh durim. Tani më duket se po kërkojnë stabilitet me Motta-n dhe një projekt të ri.”

Për mungesën e lojtarëve cilësorë:

“Nëse shikon përbërjen e sotme, kur i mungojnë lojtarë si Yildiz, Locatelli apo Thuram, ekipi e vuan menjëhatë. Është njëlloj si t’i hiqje Italisë në kohën tonë Buffon-in, Totti-n, Cannavaro-n, Nesta-n dhe Pirlo-n. Cilësia individuale bën diferencën në nivele të tilla.”

Për ecurinë e Lazios:

“Lazio po bën një kampionat fantastik. Baroni ka sjellë një frymë të re, një futboll modern dhe agresiv. Ndeshja ndaj tyre nuk do të jetë e lehtë për asnjë kundërshtar, sepse luajnë me dëshirë dhe pa frikë.”

Për eliminimin nga Kupa e Botës në Zenicë:

“Ishte një goditje e rëndë psikologjike për të gjithë ne. Humbja në Zenicë dogji shumë sepse kishim pritshmëri të tjera, por duhet të kemi forca të ngrihemi. Futbolli italian duhet të reflektojë thellësisht për brezin e ri dhe mënyrën se si po rriten talentet tanë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *