Enrique: Tifozët meritojnë gëzim, ne do të fitojmë në Dortmund

Luis Enrique foli për mediat përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku PSG-ja e tij do të përballet me Borussia Dortmundin.
Strategu spanjoll është shprehur i kënaqur me kualifikimin në gjysmëfinale dhe ka thënë se është koha për të rikthyer buzëqeshjen në fytyrat e tifozëve me një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Gjermani.
“Ne po luajmë kundër një kundërshtari të motivuar dhe kjo është plotësisht e qartë për ne. Drejtuesit kanë bërë shumë përpjekje për këtë ekip dhe e di që mund të arrijmë në finale. Fansat tanë presin një sukses të madh për një kohë të gjatë, ndaj mendoj se është koha që t’ua kthejmë buzëqeshjen në fytyrat e tyre. Nuk do të parashikoja asgjë, por jam i sigurt se mund të marrim një rezultat pozitiv në Gjermani. Sigurisht që dua që ne të fitojmë, por mbetet të shihet se si do të jetë ndeshja. Ky është rangu elitar, nuk ka vend për improvizime dhe dëshiroj të kthehemi në Paris me kokën lart ”, tha Enrique.
PSG viziton Borussia Dortmundin në ndeshjen e parë gjysmëfinale, e cila fillon me fillim nga ora 21:00. Ndeshja e kthimit në Paris do të luhet gjashtë ditë më vonë.