Komisioni i Garave merr vendimet për ndeshjen e ndërprerë Kika – Vushtrria

Komisioni i Garave të FFK-së e ka regjistruar me rezultat zyrtar ndeshjen e javës së 24-t të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B, ndërmjet Kikës dhe Vushtrrisë. Kjo ndeshje ishte ndërprerë pak para përfundimit pasi lojtarët e skuadrës nga Hogoshti kishin sulmuar gjyqtarin kryesor, Rrezart Hasani.

Ndeshja e ndërprerë në mes të KF Kika dhe KF Vushtrria, e javës së 24-t e Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi B, për shkak të sulmit fizik të ushtruar nga futbollistët e klubit KF Kika ndaj referit kryesor, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, në favor të klubit KF Vushtrria”, thuhet në vendimin e Komisionit të Garave.

Komisioni i Garave gjatë kësaj mbledhjeje ka bërë administrimin e provave materiale, ashtu që konstatoi se në minutën e 84-t të ndeshjes pas një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar, lojtari i KF Kika i cili mban numrin 3 në fanellë, z. Farncisko Talison me numër të ID 019707M99, u ndëshkua direkt me karton të kuq. Me rastin e ndëshkimit të lojtarit Talison, lojtarët e tjerë të ekipit KF Kika reaguan ashpër ndaj vendimit të referit, por më i zëshëm ishte futbollisti i KF Kika, me numër në fanellë 10, z. Besfort Emini me numër ID 00276M99, i cili ishte në bankën rezervë, ashtu që i njëjti erdhi nga banka rezervë, kapi për fyti dhe grushtoi referin kryesor të ndeshjes. Ndërsa, futbollisti me numër 3, z. Talison gjuajti me mbrojtëse në fytyrë referin por fatmirësisht nuk arriti të qëlloi aty ku e kishte pretendimin. Andaj, marrë shkasë veprimet e lartcekurat të kryera nga futbollistët e klubit KF Kika, referi kryesor ndërpreu ndeshjen në minutën e 85-të.

”Mbështetur në nenin 59, paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave parashihen se “Nëse ndeshja ndërprehet për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarëve, lojtarëve apo personave zyrtar, e njëjta do të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, kurse ndaj ekipit dhe shkaktarit të incidentit, do të iniciohet procedura disiplinore”. Ndërsa në nenin 71, paragrafi 1 të Rregullorës së Garave parashihet se “Mbi rregullsinë e ndeshjes së garave të përhershme mund të vendoset në bazë të ankesës së klubit të dëmtuar ose sipas detyrës zyrtare të organit ı cili udhëheq me gara.Andaj, konform të lartcekurave dhe nenit 59 të Propozicioneve të Garave, inicohet procedura disiplinore ndaj të gjithë personave të përfshirë dhe atë ndaj personave si në vijim:Ndaj KF Kika; ndaj lojtarit me nr. 10, z. Besfort Emini me numër ID 00276M99 dhe ndaj lojtarit me nr. 3, z. Farncisko Talison me numër të ID 019707M99”, thuhet tutje në vendimin e Komisionit të Garave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *