June 17, 2024

Fejzullahu: Agim Ademi ka bërë shumë sakrificë, la anash edhe familjen për ta ndihmuar futbollin kosovar

2 min read

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke u bërë gati për ndeshjen e madhe që e zhvillon me 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Zvicrës.Atmosfera pritet të jetë fantastike derisa ndeshja po pritet me kurreshtje të madhe edhe nga njerëzit eminent të vendit.Legjenda e muzikës sonë, Sabri Fejzullahu në ATV ka thënë se mezi po e pret këtë ndeshje duke i dëshiruar fitore Kosovës, derisa ka dhënë edhe disa fjalë për njeriun e parë të FFK-së Agim Ademi.

Ai ka thënë se Ademi ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës, në vitet më të vështira ai i ka nda lekët e shtëpisë për ta ndihmuar futbollin tonë dhe falë atij konbtributi sot jemi këtu ku jemi, andaj në këtë ndeshjes fitoren më të madhe ia dëshirojë pikërisht Agim Ademit.“Me datën 9 shtator luajnë dy rezpreznatacione ai Zvicrës dhe Kosovës, ne jemi shqiptarë dhe na digjet shpirti që djemtë tanë që luajnë për ksoovën t’i shohim duke luajnë në Bundesligë, Champions League dhe në nivele më të larta, siç edhe po i shohim dita-ditës që po shkojnë nëpër klube të ndryshme të botë. Edhe për Zvicrën luajnë shqiptarët tanë që i dua shumë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ai luan e shpirtbardhë, që shfrytëzoj rastin nga këtu t’I shprehu ngushëllime për gjyshin e tij, gjyshin Ali, që ndërroi jetë para një jave, një njeri fisnik siç janë gjithë Xhakalitë fisnikë. Te Zvicra luajnë edhe 2 a 3 shqiptarë tjerë që i dua me zemër siç i do edhe krejt Kosova, por meç jemi në Kosovë dua të fitoj Kosova. Sigurisht që shqiptarët të Zvicra e kanë vështirë të lujanë kundër Kosovës dhe unë ju dëshirojë sukses, por fitoren e dua për vendin tonë. Gjithsesi, një njeri që e dua shumë dhe e çmojë shumë i cili nga vitet e 90-ta ka dhënë shumë për futbollin tonë me shokët e vetë, është Agim Ademi kryetari i FFK-së. Lum si ai. Unë e kam përcjellur shumë futbollin, vetë nuk kam ditur të luaj por e kam përcjell shumë. Ai ka dhënë shumë nga vetja edhe lekët e veta duke e lënë edhe familjen anash veç me ecën futbolli kosovar dhe të vije këtu ku jemi. Sot jemi të barabatë me të gjithë duke iu falendëruar gjithë atyre plejadës, por mbi të gjitha Agim Ademit. Zotri Ademi të dëshirojë ty shumë suksese dhe dua të fitosh në këtë ndeshje dhe në ndeshje tjera. Fitore për Kosovën”, ka thënë Sabri Fejzullahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *