Kimmich: Gjynah që Reali barazoi nga penalltia

Të gjitha opsionet janë të hapura pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich – Real Madrid.
Mbrojtësi i Bayern Munich, Joshua Kimmich ka folur pas ndeshjes gjysmëfinale të Champions League me Real Madridin (2-2).
“Ne luajtëm më mirë dhe patëm mundësi më të qarta për shënim. Gjynah që kundërshtari barazoi nga penalltia. Por e pamë që ishim më se të aftë për të luftuar, kishte periudha që kontrollonim lojën dhe krijonim raste. Këtë mund ta bëjmë edhe javën e ardhshme. Asgjë nuk është vendosur ende”, tha Kimmich.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 8 maj në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ të Madridit.