Kosova pëson humbje nga Azerbajxhani

1 min read

Kosova ka pësuar humbje ndaj Azerbajxhanit, në ndeshjn e dytë në kuadër të rrethit parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

Pas fitores ndaj Irlandës në mesjavë, të përzgjedhurit e Rami Hadarit nuk ia dolën të përsërisin suksesin e njëjtë.

Përballja e luajtur sot në Baku përfundoi me rezultatin 87:77.

Dardan Berisha me 20 pikë ishte më i dalluari te Kosova sot. Pikëdyshifërore shënuan edhe Dardan Kapiti – 19 dhe Musab Mala – 16.

Te Azerbajxhani më i dalluari ishte Orhan Haciyeva me 27 pikë.

Për Kosovën ishte kjo ndeshja e fundit për këtë muaj.

Ndeshjet e radhës parakualifikuese “Dardanët” do t’i zhvillojnë në udhëtim ndaj Zvicrës dhe Irlandës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *