No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Challandes: Më ka humbur pasioni për futboll, shkaku i mungesës së tifozëve...

Challandes: Më ka humbur pasioni për futboll, shkaku i mungesës së tifozëve në ‘Fadil Vokrri’

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se i ka humbur ana e zjarrtë për lojën e futbollit për shkak të mungesës së tifozëve dhe emocionit që ofrojnë ata me brohoritjet e tyre në stadiumin Fadil Vokrri.

Kosova e Challandes i zhvilloi tri ndeshje në Prishtinë në vitin 2020, por trajneri zviceran u detyrua t’i udhëheqë verdhekaltrit në stadiumin e zbrazët Fadil Vokrri, për shkak të pandemisë së koronavirusit, raporton GE.

Hera e fundit kur dardanët luajtën para tifozëve në Prishtinë ishte në nëntor të vitit 2019, në humbjen 4:0 kundër Anglisë.

Kosova tani duhet të përgatitet për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022, të cilat nisin në mars, dhe ka gjasa që nuk do të mundë të llogarisë në lojtarin e 12-të, tifozët dardanë.

Kosova do të luajë në Grupin B bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, katër kombëtare, tri prej të cilave s’e kanë njohur pavarësinë e saj.

Derisa në shumicën e ligave evropiane futbolli po vijon të luhet nën masa të rrepta dhe pa praninë e tifozëve, në Premierligë kanë filluar të kthehen tifozët në stadiume në numër të kufizuar.

Challandes shpreson se deri në mars, gjendja shëndetësore në botë nuk do të përkeqësohet dhe se Kosova do të mundë të luajë para tifozëve të vet.

I pyetur për ndeshjet kualifikuese në një intervistë me gazetën zvicerane Le Temps, Challandes tha: “Po, do t’i zhvillojmë ndeshjet, nëse gjendja shëndetësore nuk përkeqësohet edhe më tej. Por nuk e di se si do të jetë humori.”

Ai shtoi: “Nëse luan në Prishtinë dhe 13 mijë njerëz brohorisin për ty, të cilët e përjetojnë ndeshjen si aheng, dhe mijëra të tjerë janë përreth stadiumit, atëherë është emocion i mahnitshëm. Nëse nuk ka tifozë, atëherë nuk është ngjarja e njëjtë, nuk është sporti i njëjtë. Sot, unë e bëj punën sa më mirë që mundem, por nuk e kam më anën e zjarrtë.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments