No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Mane: Doja të shkoja te Manchester United

Mane: Doja të shkoja te Manchester United

Liverpool është i fortë në të gjithë repartet, por treshja Salah-Firminho-Mane në majën e sulmit është diçka e mrekullueshme. Të tre futbollistët janë përmirësuar shumë nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe tifozët e zjarrtë të “The Reds” janë të lumtur që i kanë në skuadrën e zemrës.

Sadio Mane është pjesë e kampionëve të Evropës prej verës së vitit 2016, periudhë kur u largua nga Southampton. Për të interesohej edhe Manchester United dhe senegalezi ishte shumë pranë transferimit te “armiqtë” e urryer të Liverpoolit, diçka që e zbulon në një prononcim për The Times.

“Në fillim mendoja të transferohesha te United. Ishte një moment i vështirë për mua, kisha disa ndeshje që kisha përfunduar në stol dhe e kisha ndarë mendjen që nuk do të më kërkonte askush. Më pas erdhi interesimi i Jurgen Klopp, u gëzova shumë për diçka të tillë. Trajnerit i jam dukur si një këngëtar i muzikës rap në takimin tonë të parë? S’më kishte shkuar kurrë në mendje që i kisha lënë atë përshtypje”, thekson Sadio Mane. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments