No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ja çfarë thotë Pioli për përplasjen me Ibrën

Ja çfarë thotë Pioli për përplasjen me Ibrën

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli pas fitores fantastike kundër Bolognas me rezultatin 5-1. Ekipi i tij është në një formë shumë të mirë dhe tekniku është krenar për djemtë e tij. Ai foli mbrëmë për DAZN ku theksoi se skuadra bëri një ndeshje të madhe dhe Europa është e arritshme.

“Skuadra po shijon paraqitjet e veta, kjo është ajo që mund të shikohet nga mënyra si stërviten, si luajnë dhe si qëndrojnë gjithë kohën së bashku. Bologna është ekip i vështirë, ndaj me këtë lloj ecurie po tregojmë se kemi besim në atë që bëjmë. Nuk e kemi arritur ende objektivin, ndaj duhet të vazhdojmë të përqendruar.

“Kemi punuar mirë gjatë periudhës së izolimit, por është mentaliteti ai që e bën ndryshimin. Tani jemi një ekip, kemi besim në atë që bëjmë dhe kjo bën që gjithçka të funksionojë më mirë. Fitoret me skuadra si Lazio dhe Juventus ishin sinjali i rritjes së nivelit”.

Kessie – “Franck është një mesfushor i kompletuar, modern, i cili bën mirë në fazën sulmuese dhe mbrojtëse. Tani është në kulmin e formës dhe prania e tij në fushë është e dukshme. E gjen gjithmonë gati dhe motivon skuadrën. Ai është bërë një lider i vërtetë në skuadër”.

Zlatan – “Ai tha diçka në momentin e zëvendësimit, por ua them me sinqeritet që nuk e kuptova çfarë. Po luajmë çdo tre ditë dhe ai pati një dëmtim, ndaj është normale që duhet të pushojë herë pas here”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments