FC Phoenix shpreh keqardhje, por kërkon të vlerësohen edhe lajmet e gazetarit Gashi
Në lidhje me shqetësimet e parashtruara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, kundrejt presidentit të klubit Phoenix lidhur me mesazhet kërcënuese ndaj gazetarit Lorik Gashi, ka reaguar klubi Phoenix. Ky klub ka shprehur keqardhje për gjuhën e përdorur nga presidenti Muhedin Ferati, por njëherësh kërkon që të analizohen dhe vlerësohen edhe lajmet e publikuara në lidhje me klubin e tyre, e të cilat sipas Phoenix në përmbajtjen e tyre kanë vetëm të pavërteta për çka ka nxitur reagimin e presidentit të këtij klubi.
Reagimi i plotë i FC Phoenix:
Pas pranimit të informatës se ditën e sotme pikërisht me datë 25.04.2024, janë publikuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, disa komunikime elektronike të zhvilluara në mes të presidentit të klubit Phoenix dhe gazetarit Lorik Gashi, ne si klub konsiderojmë se reagimet e tilla të publikuara vijnë si rezultat i disa dezinformatave në lidhje me zhvillimet brenda klubit të cilat nuk kanë rezultuar të jenë të vërteta për çka presidenti i klubit ka shprehur reagim më të rreptë se ç’ duhet, duke u shprehur i mllefosur në mënyrë të papërshtatshme ndaj gazetarit mirëpo reagime të tilla kanë ardhur si pasojë e tentimit nga ana e presidentit të klubit pasi që informatat e publikuara nga gazetari i cili nuk i ka reagimet e tij të para në lidhje me dezinformata të tilla, ka tentuar qëllimisht që të njollosë integritetin dhe identitetin e klubit PHOENIX.
Çështjet me të cilat është marrë gazetari kanë prekur dhe cenuar klubin si tërësi por edhe si SHPK e cila në lidhje me dezinformatat e publikuara mbikëqyret nga FFK- Federata e Futbollit të Kosovës.
Andaj, pa dashur t’ i japim të drejtë shprehjeve të cilat janë përdorur ndaj gazetarit Lorik Gashi, Klubi Phoenix kërkon që të analizohen dhe vlerësohen edhe lajmet e publikuara në lidhje me klubin tonë e të cilat në përmbajtjen e tyre kanë vetëm të pa vërteta për çka ka nxitur reagimin e presidentit të këtij klubi.
Në të kundërtën, për çdo lloj informacioni gazetari ka qenë i obliguar të kërkojë nga presidenti i këtij klubi informata të sakta dhe reale pa paragjykuar dhe vlerësuar sipas hamendjes së tij gjendjen financiare të klubit tonë apo sipas informacioneve nga persona jo adekuat dhe pa prova konkrete.
Në këtë drejtim, konsiderojmë dhe vlerësojmë se sjelljet e pahijshme janë ndërmarrë nga të dy palët për çka klubi Phoenix shpreh keqardhje mirëpo gjithsesi bën me dije për publikun se do të ndërmarrë procedura ligjore në lidhje me lajmet e pa vërteta të publikuara nga gazetari i shpërfaqur si viktimë për rastin në fjalë.
Fare në fund, përveç se është e njohur për gjithë opionin por edhe për FFK, KLUBI PHOENIX njihet si një ndër klubet me sjelljen më korrekte në secilën ndeshje, si me lojtarë, tifozë, dhe instanca tjera në botën e futbollit, andaj duke mos dashur të lejojmë njollosjen me tendencë të këtij klubi bëjmë me dije se përveç këtij reagimi, do të ndjekim rrugët ligjore që tani e tutje çdo veprim, informacion apo edhe pretendim a tendencë dashakeqe të zhvillohet dhe hetohet nga organet e drejtësisë.
Me respekt, Sekretarja e FC Phoenix, Fabiana Ferati
