No menu items!
Ballina SUPERLIGA BALLKANI: JEMI PËR VAZHDIM TË KAMPIONATIT POR KËRKOJMË TESTIME

BALLKANI: JEMI PËR VAZHDIM TË KAMPIONATIT POR KËRKOJMË TESTIME

Klubi i futbollit Ballkani ka dalë me një reagim zyrtar pas lajmit të djeshëm se futbollisti i Dritps, Izair Emini ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19 në Shkup, për çka nuk ka mundur t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Ballkani kërkon që t’u bëhet testimi të gjithë futbollistëve qysh tani dhe më pas të ritestohen para ndeshjeve, derisa thotë se nul do të pranojë ndërprerjen e kampionatit pasi ai të vazhdojë.

Reagimi i FC Ballkani

Lidhur me zhvillimet e fundit në futbollin kosovar,

Siç jeni në dijeni, MSH dhe FFK e kanë mundësuar vazhdimin e superligës dhe ende pa filluar dy seanca stërvitore ka dal rezultati pozitiv me Covid-19 për futbollistin Izair Emini lojtar i FC Drita,

Fillimisht, po e shprehim shqetësimin tonë për shëndetin e futbollistit Emini, duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë.

Lidhur me këtë rast edhe njëherë u bëjmë thirrje organeve kompetente – MSH dhe FFK – që urgjentisht të bëjnë testimin e të gjithë futbollistëve dhe stafit të përfshirë ne procesin stërvitor, gjithashtu kërkojmë që cdo herë para ndeshjeve zyrtare të bëhen ritestime për të evituar ndonjë fatkeqësi më të madhe, pastaj do të jet vonë dhe nuk pranojm asesi të ndërpritet kampionati,

FC Ballkani gjithmonë ka qen i interesuar qe garat të ri-fillojnë pasi kemi planin afatgjatë për të krijuar klub model dhe shembull në rajon, e jo plan për 2-3 vite, ku të gjith kan menduar se interesi i klubit tonë ka qen me u nderpre dhe të jemi fitimtar në këtë kohë krize, por ne i kemi zhvilluar 22 lojë të barabarta me të gjithë superligën, dhe prej ditës së parë kemi qen pothuajse 90% në vend të parë.

Krejt zhurma cka është bër prej klubit tonë ka qen për tu marr seriozisht me ndjenjat e futbollistëve dhe investitorëve, e jo me vendos njerz që jan nën presione dhe njerz jo profesionist të cilët futbollin e kan shikuar vetëm në TV, tani përgjegjësia do të jetë e tyre dhe ne si klub cka do që do të ndodh sdo të marrim as edhe një përgjegjësi të vetme .

Kërkojmë nga organet përgjegjëse të marrin përgjegjësi e jo vetëm privilegje duke i hartuar dhe aprovuar protokollet që mund të realizohen në kuadër të kushteve tona, e jo të marrin shembullin e shtetëve Europiane kur dihen kushtet e Kosovës dhe Europës.

FC Ballkani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments