Prishtina ka pësuar humbje në derbin e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll, teksa është mposhtur në shtëpi nga Gjilani 2-0.
Kjo disfatë e kryeqytetasve ka ardhur pasi që futbollistët ‘bardhekaltër’ nuk treguan më shumë grintë për të fituar ndeshjen. Kështu të paktën është shprehur trajneri i kësaj skuadre Zekirija Ramadani pas ndeshjes.
“Nuk treguam grintë, nuk dhamë asgjë për të fituar. Madje, nuk dhamë as për të barazuar, shpërdoruam raste, humbëm penaltinë dhe kjo është e gjitha”, deklaroi Ramadani.
Ndeshja ndaj Ballkanit? “Prishtina edhe po të luaj me Junior për objektiv e ka fitoren”.
Prishtina mbetet tashmë në pozitën e katërt me 11 pikë, por që ka një ndeshje për të zhvilluar.