Tashmë është zyrtare, sulmuesi kosovar, Festim Alidema ka vendosur të rikthehet në futbollin kosovar. Talenti ka firmosur kontratë në formë huazimi me klubin kampion të Superligës, FC Drita.
Lajmin për transferimin e Alidemës e ka bërë të ditur vet klubi gjilanas përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”.
