Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar nga UEFA për pranim në Konventën e Trajnerëve në nivelin shtesë të diplomës Fitness B, pas përfundimit me sukses të kursit të parë për UEFA Fitness nga Departamenti i Edukimit në FFK. Në shkresën e UEFA-s, e nënshkruar nga Shefi i Zhvillimit të Trajnerëve në UEFA, Kris Van Der Haegen, konfirmohet se raporti pozitiv i vlerësimit për kursin inaugurues për Fitness është shqyrtuar dhe miratuar nga paneli përkatës i UEFA-s, duke i hapur rrugë FFK-së për anëtarësim në këtë nivel të ri të Konventës. Me këtë vendim, FFK tashmë ka të drejtë të organizojë dhe të lëshojë diploma dhe licenca UEFA Fitness B për kandidatët që përmbushin kriteret dhe përfundojnë me sukses programin përkatës, në përputhje me standardet dhe rregulloret e UEFA-s. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në avancimin e sistemit të edukimit të trajnerëve në Kosovë dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e përgatitjes fizike. Departamenti i Edukimit në FFK do të vazhdojë të ofrojë programe cilësore dhe të harmonizuara plotësisht me standardet evropiane, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në vend. Pranimi në nivelin Fitness B dëshmon punën serioze dhe të qëndrueshme të FFK-së në ndërtimin e një strukture moderne të edukimit të trajnerëve.
futbolliinfo
Janë mësuar tri skuadrat e para që e kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, pas...
Një nga ikonat e futbollit europian, Ruud Gullit, ka dalë me një deklaratë të fortë kundër mënyrës si po luhet...
Ish-mesfushori francez Marcel Desailly ka dalë në mbrojtje të sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Jr., pas incidentit me anësorin e...
Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé dominojnë skenën botërore. Pavarësisht gati një dekadediferencë moshe dhe stileve të ndryshme, të dy janë...
Real Madridi ka pësuar humbje të rëndë në “Santiago Bernabeu”. Reali pësoi disfatë nga Getafe me rezultat 1:0. Ndeshjen e...
Dardanet gati për nisjen e kualifikimeve, Memeti dhe Misini: Synimi janë tri pikët ndaj Gjibraltarit
Kombëtarja e Kosovës (vajzat) ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së parë në kuadër të Grupit 2...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim numrin një të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ku u diskutua infrastruktura...
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli...
Ardon Jashari ka rikthyer vazhdimësinë në fushë dhe te AC Milan nuk ka dilema për rolin e tij në projektin...
