September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 12, 2026

Ronaldo “Fenomeni” beson te Interi: “Sërish favorit për titullin”

Ronaldo Nazário vazhdon ta ndjekë me vëmendje Inter, klubin me të cilin shkroi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij.

Në një intervistë për “Sky Sport” gjatë “US Open”, legjenda braziliane komentoi humbjen 2-1 të Interit ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabéu”, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës së Cristian Chivu.

“E pashë ndeshjen kundër Realit. Ishte një ndeshje e bukur dhe e fortë”, deklaroi Ronaldo.

Sipas tij, rezultati nuk pasqyron domosdoshmërisht diferencën mes dy skuadrave, pasi edhe Interi kishte mundësi të dilte fitues.

“Rezultati nuk është i keq. Edhe Interi mund të fitonte, ashtu siç fitoi Reali”, u shpreh “Fenomeni”.

Ronaldo u pyet edhe për objektivat e Interit në Serie A dhe nëse zikaltrit mbeten favoritë për titullin.

Përgjigjja e brazilianit ishte e qartë: “Sipas meje, po.”

Një deklaratë që tregon besimin e madh të ish-sulmuesit te Interi, pavarësisht humbjes në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *