Neville shpërthen ndaj lojtarëve të Unitedit: Kam neveri dhe përbuzje për ta
Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka kritikuar ashpër disa futbollistë të ish-skuadrës së tij, duke i akuzuar për mungesë profesionalizmi dhe duke pretenduar se kanë tallur Michael Carrickun për muaj të tërë.
“E kanë provokuar dhe tallur për muaj me radhë. Ai nuk do të fliste kurrë publikisht për këtë, sepse ka klas, por unë mund t’i them gjërat në vend të tij. I shoh lojtarët me neveri, disa madje me përbuzje”, deklaroi Neville për “Sky Sports”.
Ish-mbrojtësi anglez kritikoi edhe mënyrën e jetesës së disa futbollistëve, duke vënë në pikëpyetje përkushtimin e tyre ndaj klubit.
“Disa prej tyre janë askushi, por fama u ka hipur në kokë”, shtoi ai.
Neville u ndal edhe te kapiteni Bruno Fernandes, duke ngritur pikëpyetje për situatën në dhomat e zhveshjes, pas kritikave të portugezit ndaj trajnerit, pas humbjes 4:1 kundër Comos.
Ndërkohë, Manchester United po kalon një periudhë të vështirë, pas humbjes 3:0 ndaj Bournemouthit në Premier League. Rezultatet e dobëta kanë shtuar presionin mbi klubin dhe futbollistët.
Në mesin e emrave që përmenden si kandidatë të mundshëm për drejtimin e skuadrës është edhe trajneri italian Antonio Conte.
