October 24, 2026

Malisheva mposht Drenicën dhe vazhdon të kryesojë Superligën

Malisheva ka regjistruar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të kampionatit, ndërsa skuadra mysafire e konfirmoi formën e mirë edhe në këtë përballje.

Kapiteni Dreni Kryeziu zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të, duke i dhënë epërsinë Malishevës në pjesën e parë.

Fitoren e mysafirëve e vulosi Rimal Haxhiu, i cili shënoi për 2:0 në minutën e 52-të.

Me këtë triumf, Malisheva ka arritur në kuotën e 26 pikëve dhe vazhdon të kryesojë tabelën e Superligës. Për të ishte fitorja e tetë këtë edicion, krahas dy barazimeve dhe vetëm një humbjeje.

Në anën tjetër, Drenica mbetet në pozitën e shtatë me 11 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *