September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 13, 2026

Elena Rybakina kampione e US Openit, mposht Sabalenkën në një finale spektakolare

Elena Rybakina hoists the trophy after winning the women's singles championship match of the 2026 US Open tennis tournament at the USTA Billie Jean King National Tennis Center in Flushing New York on September 12, 2026. (Photo by Andrew Schwartz)//SCHWARTZANDREW_TNFN8229/Credit:Andrew Schwartz/SIPA/2609130751,Image: 1134108234, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Andrew Schwartz / Sipa Press / Profimedia

Elena Rybakina është shpallur kampione e US Openit, pasi në një finale spektakolare dhe tejet të luftuar mposhti bjellorusen Aryna Sabalenka me rezultat 2:1 në sete, 6:4, 5:7, 6:2.

Finalja në “Arthur Ashe Stadium” zgjati dy orë e 21 minuta, ndërsa Rybakina tregoi qetësi dhe karakter në momentet më të rëndësishme të sfidës.

Rybakina e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke përfituar nga nervozizmi i Sabalenkës. Bjellorusja bëri shumë gabime të palejueshme dhe nuk arriti të gjente ritmin e saj.

Kazakistanezja e realizoi break-un në gemin e pestë dhe, edhe pse pati mundësi për të marrë një tjetër, e mbylli setin e parë 6:4 në favorin e saj.

Në setin e dytë, Rybakina pati mundësinë ta mbyllte ndeshjen në dy sete. Ajo krijoi dy mundësi për break në gemin e tretë, por Sabalenka arriti t’i shpëtonte.

Ky moment i dha më shumë besim bjellorusës, e cila filloi të luante shumë më mirë. Sabalenka e rriti presionin dhe në fund arriti ta barazojë rezultatin, duke fituar setin e dytë 7:5.

Gjithçka u vendos në setin e tretë.

Rybakina u shfaq edhe më e fortë dhe nuk lejoi që momentum-i i Sabalenkës të ndikonte në lojën e saj. Ajo e fitoi shërbimin e kundërshtares në gemin e tretë, ndërsa më pas konfirmoi epërsinë me një game të fituar pa humbur asnjë pikë.

Sabalenka u përpoq të reagonte, por presioni ishte i madh. Rybakina realizoi edhe një tjetër break në gemin e shtatë dhe më pas e mbylli setin 6:2, duke siguruar triumfin e madh në New York.

Kështu, Elena Rybakina fitoi titullin e tretë Grand Slam në karrierë dhe e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Rybakina e kishte nisur vitin me triumf në Australian Open, ndërsa tani feston edhe në US Open. Për më tepër, ky sukses i siguron asaj edhe pozitën e parë në renditjen botërore.

Në vetëm dy ditë, Rybakina i mori Sabalenkës dy gjëra shumë të rëndësishme: titullin e US Openit dhe vendin e parë në botë.

Një finale e madhe, një fitore e merituar dhe një tjetër kapitull i artë në karrierën e Elena Rybakinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *