September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 13, 2026

Drenica realizon fitoren e parë, Vushtrria humbjen e gjashtë

Drenica e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2026/27 në Superligën e Kosovës.  Drenica të dielën në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë e mposhti Vushtrrinë me rezultatin bindës 3:0. 

Drenica krahas një fitoreje ka edhe tri barazime dhe dy humbje. Numëron gjashtë pikë dhe është poshtë në tabelë. 

Për Vushtrrinë ishte disfata e gjashtë radhazi. Është në pozitën e fundit pa pikë. 
Altin Vojvoda me asistim të Aurel Limanit në minutën e 13-të e realizoi golin e parë për skuadrën nga Skenderaj. 

Golin e dytë e shënoi sulmuesi Donat Mehmeti në minutën e 78-të. 
Ndërsa Osman Mëziu e realizoi golin e fundit në minutën e 89-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *