Barcelona vazhdon marshimin në La Liga, por mbrojtja alarmon sërish
Lamine Yamal seen celebrating after scoring goal during LaLiga 2026 2027 game between teams of Levante UD and FC Barcelona, Barca /Ball Raw Images Valencia Estadio Ciutat de Valencia Spain Copyright: xMaciejxRogowskix maciejrogowski_levante_fcbarcelona_2627-6,Image: 1134255605, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Maciej Rogowski / imago sportfotodienst / Profimedia
Barcelona e vazhdon sezonin me ritëm perfekt në La Liga, por fitorja 4:2 ndaj Levantes në transfertë tregoi se skuadra katalanase ka ende probleme për t’i zgjidhur në fazën defensive.
Katalanasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e 5-të. Çavi Espart shënoi për 1:0, duke realizuar golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës.
Barcelona nuk u ndal dhe vetëm 15 minuta më vonë dyfishoi avantazhin. Raphinha zhvilloi një aksion të shkëlqyer dhe asistoi për Lamine Yamal, i cili me qetësi e dërgoi topin në rrjetë për 2:0.
Në pjesën e dytë, Yamal ishte sërish protagonist. Sulmuesi i ri u pengua brenda zonës dhe vetë mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, duke shënuar për 3:0.
Kur gjithçka dukej e vendosur, Levante reagoi fuqishëm. Ivan Romero përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Barcelonës dhe ngushtoi rezultatin në 1:3.
Vendasit morën zemër dhe vetëm pak minuta më vonë Róger Brugué shfrytëzoi një tjetër pasiguri në mbrojtjen katalanase për të shënuar golin e dytë. 2:3 dhe drama ishte e plotë.
Barcelona megjithatë arriti ta menaxhojë fundin e ndeshjes dhe në minutat shtesë Karim Adeyemi shpërtheu me një aksion individual spektakolar, duke shënuar për 4:2 dhe duke i dhënë fund çdo dileme.
Me këtë fitore, Barcelona regjistron pesë fitore në pesë ndeshje dhe vazhdon me pikë të plota në La Liga. Megjithatë, katër golat e shënuar nuk mund ta fshehin faktin se skuadra katalanase duhet të përmirësojë ndjeshëm paraqitjen në mbrojtje.
