Screenshot
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pret me qetësi shortin për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2028, i cili do të tërhiqet më 6 dhjetor në Belfast. Për herë të parë, Kosova do të jetë pjesë e vazos së tretë.
Në një intervistë për KOHËN, Foda ka theksuar se Dardanët janë të gatshëm të përballen me cilindo kundërshtar, pavarësisht se dëshira ishte që Kosova të pozicionohej në vazon e dytë.
Trajneri gjerman ka vlerësuar paraqitjet e ekipit në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke thënë se Kosova dëshmoi se mund të konkurrojë me përfaqësuese të nivelit më të lartë. Ai ka theksuar se lëndimet dhe mungesa e minutave te disa futbollistë në klubet e tyre ndikuan në rezultatet e ekipit.
Foda beson se Kosova ka potencial për të bërë hapin e radhës dhe për të synuar ngjitjen në Ligën A, me kusht që futbollistët të jenë në formë të mirë fizike dhe të kenë më shumë vazhdimësi në klubet e tyre.
Ai ka kërkuar gjithashtu unitet dhe përkrahje nga tifozët, duke theksuar se kritikat e arsyeshme janë të mirëseardhura, por ekipi ka nevojë për mbështetje sidomos në momentet e vështira.
Versionin e plotë të intervistës me Franco Fodën mund ta lexoni në KOHA.net.