Inter Milan’s Turkish midfielder #20 Hakan Calhanoglu celebrates after scoring his team first goal during the Italian Serie A football match between Inter Milan and AC Monza at the San Siro stadium in Milan, northern Italy on August 22, 2026.,Image: 1127464317, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Marco Bertorello / AFP / Profimedia
Interi ka marrë lajme të këqija për Hakan Çalhanoglunë. Mesfushori turk ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj.
Kontrollet e detajuara mjekësore kanë konfirmuar dëmtimin e mesfushorit, i cili u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 33-të të ndeshjes ndaj Atalantës, që përfundoi me rezultatin spektakolar 4:4.
Ky është problemi i dytë muskulor për Çalhanoglunë gjatë këtij sezoni. Edhe në shtator, reprezentuesi turk kishte pasur shqetësime në këmbën e djathtë, duke munguar në disa ndeshje.
Si pasojë e këtij dëmtimi, trajneri Cristian Chivu nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e tij për disa përballje të rëndësishme, përfshirë duelin me Stuttgartin në Ligën e Kampionëve, si dhe ndeshjet ndaj Genoas, Frosinones, Borussia Dortmundit, Torinos dhe Lecces.
Në Inter shpresojnë që mesfushori të rikuperohet në kohë për finalen e Superkupës së Italisë ndaj Lazios, e cila është planifikuar për 22 dhjetor.
Mungesa e Çalhanoglusë përbën një shqetësim për skuadrën zikaltër, pasi turku është një prej lojtarëve kryesorë në organizimin e lojës, shpërndarjen e topave dhe kontrollin e mesfushës.