Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka reaguar pas humbjes së thellë 3:0 ndaj Real Madrid, duke thënë se rezultati...
Day: March 11, 2026
Nata e së mërkurës në UEFA Champions League solli spektakël golash dhe rezultate të mëdha në ndeshjet e para të...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, priti sot në selinë e FFKsë ambasadorin e Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist. Sipas njoftimit të FFKsë, Gjatë këtij takimi miqësor u diskutua për zhvillimin e futbollit dhe për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet dy federatave, si dhe për ndeshjet që i presin dy kombëtaret gjatë këtij viti. Ambasadori Almqvist fillimisht shprehu vlerësimin e tij për arritjet e futbollit kosovar në vitet e fundit, duke theksuar se është ndjekës i madh i futbollit dhe se ka përcjellë me interes sukseset e Kosovës gjatë vitit të kaluar. Ai po ashtu theksoi se e kupton rëndësinë që ka muaji mars për Kombëtaren e Kosovës, në prag të ndeshjeve të rëndësishme që e presin. Ambasadori irlandez u shpreh gjithashtu i emocionuar për faktin se gjatë këtij viti Kosova dhe Irlanda do të përballen në kuadër të garave ndërkombëtare, duke theksuar se këto ndeshje do të jenë një moment i veçantë për tifozët dhe për futbollin e të dy vendeve. Ai njëherësh shprehu gatishmërinë për të mbështetur dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet Irlandës dhe Kosovës në fushën e sportit. Nga ana e tij, presidenti Ademi falënderoi ambasadorin Almqvist për vizitën dhe për mbështetjen që Irlanda i jep Kosovës, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve edhe përmes sportit. Në fund të takimit, presidenti Ademi i dhuroi ambasadorit Almqvist një fanellë të Kombëtares së Kosovës, si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për vizitën e tij në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ministri i Sportit i Iranit, Ahmad Donyamali, ka deklaruar se ekipi kombëtar iranian mund të mos marrë pjesë në 2026...
Eden Hazard ka folur për presionin që përjeton Vinícius Júnior, duke thënë se nuk do të ishte i befasuar nëse...
Numri 1 i FIFA-s e ka falënderuar numrin 1 të SHBA-ve për mbështetjen, duke vërtetuar edhe një herë se futbolli...
