November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
November 21, 2026

Llapi “shpërthen” me katër gola, Malisheva përmbys Dukagjinin

Dy ndeshjet e para të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës kanë sjellë gola dhe emocione, me Llapin dhe Malishevën që dolën fituese.

Llapi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Vushtrrisë, duke e mposhtur me rezultat bindës 4:1.

Kevin D’Almeida i kaloi llapjanët në epërsi në minutën e 20-të, por Vushtrria reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi me Albijon Shurdhiqin në minutën e 60-të.

Megjithatë, festa e mysafirëve nuk zgjati shumë. Fiton Ademi riktheu epërsinë për Llapin në minutën e 70-të, ndërsa Abdoulaye Yahaya në minutën e 84-të dhe Arbnor Ramadani nga penalltia në minutën e parë shtesë vulosën triumfin 4:1.

Spektakël pati edhe në Malishevë, ku skuadra vendase triumfoi 2:1 ndaj Dukagjinit, duke përmbysur disavantazhin.

Dieni Isufi i kaloi klinasit në epërsi në minutën e 15-të, me golin që u konfirmua pas rishikimit në VAR.

Malisheva u kundërpërgjigj në minutën e 63-të, kur Kreshnik Uka realizoi për 1:1.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 82-të, kur Egzon Sinani u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Dukagjinin me një lojtar më pak.

Vetëm dy minuta më vonë, kapiteni Dren Kryeziu u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar për 2:1 dhe duke i dhuruar Malishevës tri pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Malisheva forcon pozitën e dytë me 30 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet i gjashti me 18.

Llapi shkon në kuotën e 11 pikëve, kurse Vushtrria vazhdon të jetë e fundit në tabelë me vetëm tri pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *