November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
November 21, 2026

Arsenali lëshon pikë ndaj Newcastle, humbet mundësinë për t’u shkëputur në krye

Arsenali ka humbur një mundësi të artë për t’u shkëputur në krye të tabelës së Premierligës, pasi ka barazuar 2:2 në udhëtim te Newcastle, në kuadër të xhiros së 11-të.

Pas barazimit të Manchester Cityt ndaj Fulhamit, londinezët kishin rastin të krijonin një epërsi prej tetë pikësh në krye të renditjes, por nuk arritën ta shfrytëzonin.

Arsenali ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë dhe kaloi në epërsi pas pak më shumë se gjysmë ore lojë. Eberechi Eze shënoi për 1:0.

Megjithatë, Newcastle u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë. Vetëm katër minuta pas fillimit të saj, Harvey Barnes barazoi rezultatin, pas asistimit të Osulës.

Vendasit vazhduan me presion dhe në minutën e 62-të realizuan përmbysjen. Malick Thiaw shënoi për 2:1, duke ndezur festën në stadium.

Problemet për Arsenalin u shtuan në minutën e 70-të, kur portieri David Raya u detyrua të largohej për shkak të lëndimit, ndërsa në vend të tij u aktivizua Kepa Arrizabalaga.

Megjithatë, skuadra e Mikel Artetës arriti të shmangte humbjen. Noni Madueke shënoi në minutën e 78-të për rezultatin përfundimtar 2:2.

Pas barazimeve të Manchester Cityt dhe Arsenalit, përfituesi më i madh mund të jetë Brightoni. Nëse fiton ndaj Hull Cityt të dielën, do të ngjitet në renditje, duke mbetur tri pikë prapa Arsenalit dhe tri pikë përpara Manchester Cityt, sipas renditjes së para kësaj ndeshjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *