July 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
July 9, 2026

Lumbardha Misini transferohet te Bayer Leverkuseni

Futbollistja kosovare, Lumbardha Misini, ka kompletuar transferimin te kampioni gjerman, Bayer Leverkuseni.

Klubi zviceran Servette FCCF ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin për transferimin e Misinit, duke i dhënë fund aventurës së saj njëvjeçare në Gjenevë.

Misini iu bashkua Servettes verën e kaluar nga Trabzonspori dhe gjatë sezonit zhvilloi 25 ndeshje me fanellën e klubit zviceran. Ajo ishte pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi dy trofetë kryesorë në Zvicër, kampionatin dhe Kupën.

Në mesazhin lamtumirës, Servette e falënderoi futbollisten kosovare për kontributin e saj dhe i uroi suksese në sfidën e re me Bayer Leverkusenin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *