Talenti 11-vjeçar shqiptar i Hertha BSC nënshkruan me Nike, ambasadori Ajeti: Ëndrra e tij është ta përfaqësojë Kosovën
Screenshot
Një tjetër talent nga mërgata shqiptare po tërheq vëmendjen në futbollin evropian.
Leonis Elezaj, futbollist i Akademisë së Hertha BSC, ka nënshkruar kontratë me Nike, duke u bërë një nga futbollistët më të rinj që arrin një marrëveshje me gjigantin e pajisjeve sportive.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili zbuloi se e takoi Leonisin në ditëlindjen e tij të 11-të dhe i dhuroi një top me simbolet e Kosovës.
Sipas Ajetit, ëndrra më e madhe e talentit të ri është të veshë fanellën e Kombëtarja e Kosovës dhe ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Jemi krenarë për talentët tanë që po shkëlqejnë kudo në botë dhe po e lartësojnë emrin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori, duke e cilësuar Leonis Elezajn si një tjetër histori suksesi të mërgatës.
https://www.facebook.com/share/1ER8etRUZX/?mibextid=wwXIfr
