July 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
July 7, 2026

Zvicra e Xhakës në çerekfinale të Botërorit, Kobel hero në penallti

Zvicra ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4:3.

Pas 120 minutave lojë, koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola, ndërsa fituesi u përcaktua nga pika e bardhë.

Kapiteni Granit Xhaka realizoi penalltinë e tij, ndërsa heroi i mbrëmjes ishte portieri Gregor Kobel, i cili priti gjuajtjen e Juan Camilo Hernández në serinë e katërt.

Seria e penalltive nisi me golin e Kolumbisë, ndërsa Xhaka barazoi menjëherë. Më pas, Davinson Sánchez goditi traversën në serinë e dytë, por në të tretën gaboi edhe Manuel Akanji, duke e dërguar topin mbi portë. Momenti vendimtar erdhi kur Kobel priti penalltinë e Cucho Hernándezit. Më pas realizuan Cedric Itten, Luis Díaz dhe në fund Ruben Vargas vulosi fitoren dhe festën e madhe të helvetikëve.

Ky është një sukses historik për Zvicrën, e cila rikthehet në çerekfinalen e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1954.

Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me Argjentina, ndërsa Xhaka vazhdon të shkruajë histori me fanellën helvetike.

Për Zvicrën në pjesën e parë u aktivizua edhe Ardon Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *