Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur me fitore të thellë fushatën e parakualifikimeve për Botërorin 2028, që po mbahen në Mal të Zi. Dardanët triumfuan bindshëm ndaj Gjibraltarit, me rezultat 11:0, në ndeshjen e zhvilluar të enjten në Igalo. Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Agon Ramadani dominoi plotësisht takimin, duke kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund dhe duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit. Figura kryesore e ndeshjes ishte Drilon Maxharraj, i cili realizoi hat-trick, ndërsa me paraqitje të mirë u dallua edhe Shefki Kameri me dy gola. Në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Ylli Mazreku, Ramadan Alaj, Drilon Haxhijaj dhe Shqiprim Imeri, ndërsa një gol erdhi si autogol i Alan Parker. Kosova bën pjesë në Grupin D të parakualifikimeve, së bashku me Austrinë dhe Malin e Zi. Ndeshjen e radhës, Dardanët do ta zhvillojnë nesër kundër Austrisë (ora 16:30), derisa më 12 prill do të përballen me Malin e Zi në ndeshjen e fundit të fazës grupore. Dy ekipet e para nga grupi sigurojnë kualifikimin në raundin kryesor, ndërsa shorti për këtë fazë do të tërhiqet më 19 qershor.
Month: April 2026
Vedat Muriqi ka folur shumë në një intervistë dhënë për mediumin “Fibëi” të enjten gjatë ditës. Ka treguar për javët...
Legjenda amerikane, Marcelo Balboa, pati një vizitë të paharrueshme në Prishtinë, Kosovë, ndërsa ky shtet përgatitej për ndeshjen e tij...
Paris Saint-Germain ka vazhduar formën mbresëlënëse ndaj Liverpool FC në UEFA Champions League, duke e mposhtur 2:0 në ndeshjen e...
Atletico Madrid ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj FC Barcelona, duke triumfuar 2:0 në “Camp Nou”...
Dukagjini i Klinës i shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në minutat shtesë ndaj Ballkanit dhe...
Trajneri Afrim Tovërlani i ka reaguar ashpër analistit Bylbyl Sokoli, pas deklaratës së këtij të fundit që pretendoi se kanë...
Paraqitja e Llapit në Kupën e Kosovës në futboll mund të marrë fund në gjysmëfinale pas humbjes nga Ferizaj me...
Futbollisti i Fenerbahçes, Kerem Akturkoglu, ishte i saktë nga penalltia e fituar në minutat shtesë të ndeshjes derbi të Stambollit...
Leeds Unitedi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës FA pas fitores dramatike në “London Stadium” të Londrës. Leedsi në udhëtim...
