PSG dominon Liverpoolin, një hap larg gjysmëfinales së Championsit

Paris Saint-Germain ka vazhduar formën mbresëlënëse ndaj Liverpool FC në UEFA Champions League, duke e mposhtur 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në “Parc des Princes”.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e nisi në mënyrën më të mirë sfidën, duke kaluar në epërsi që në minutën e 11-të me golin e talentit Désiré Doué. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ku parisienët kishin kontroll të plotë të lojës.

Dominimi i PSG-së vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 65-të, Khvicha Kvaratskhelia realizoi golin për 2:0, duke i dhënë epërsi të sigurt skuadrës së tij.

Shifrat flasin qartë për epërsinë e vendasve: PSG mbajti topin rreth 70% të kohës dhe krijoi plot 18 raste, ndërsa Liverpooli u kufizua në vetëm tri tentime.

Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur para ndeshjes së kthimit në “Anfield”, ku Liverpooli do të kërkojë reagim, ndërsa PSG synon ta konfirmojë dominimin dhe të sigurojë kalimin në gjysmëfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *