June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Kosova i nis me fitore bindëse parakualifikimet për Botërorin 2028 në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur me fitore të thellë fushatën e parakualifikimeve për Botërorin 2028, që po mbahen në Mal të Zi. Dardanët triumfuan bindshëm ndaj Gjibraltarit, me rezultat 11:0, në ndeshjen e zhvilluar të enjten në Igalo.

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Agon Ramadani dominoi plotësisht takimin, duke kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund dhe duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit.

Figura kryesore e ndeshjes ishte Drilon Maxharraj, i cili realizoi hat-trick, ndërsa me paraqitje të mirë u dallua edhe Shefki Kameri me dy gola. Në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Ylli Mazreku, Ramadan Alaj, Drilon Haxhijaj dhe Shqiprim Imeri, ndërsa një gol erdhi si autogol i Alan Parker.

Kosova bën pjesë në Grupin D të parakualifikimeve, së bashku me Austrinë dhe Malin e Zi.

Ndeshjen e radhës, Dardanët do ta zhvillojnë nesër kundër Austrisë (ora 16:30), derisa më 12 prill do të përballen me Malin e Zi në ndeshjen e fundit të fazës grupore.

Dy ekipet e para nga grupi sigurojnë kualifikimin në raundin kryesor, ndërsa shorti për këtë fazë do të tërhiqet më 19 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *