June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Salah te Bayern Munih falas? Zbulohet e vërteta

Mohamed Salah mbetet një nga emrat më të nxehtë të merkatos evropiane, me largimin nga Liverpool që duket gjithnjë e më i afërt në fund të sezonit. Por a do të përfundojë ylli egjiptian te Bayern Munich? Sipas mediave prestigjioze gjermane, përfshirë “Bild”, përgjigjja është e qartë: JO!

Klubi bavarez nuk e ka në planet e tij Salah-un për sezonin e ardhshëm. Prioriteti i Bayernit është te lojtarë më të rinj dhe investime afatgjata. Një transferim “bombe” si ai i Salah nuk po konsiderohet fare nga drejtuesit.

Ndërkohë, gara për firmën e sulmuesit egjiptian mbetet e hapur. Klubet nga Arabia Saudite dhe disa gjigantë europianë po e ndjekin nga afër situatën e tij. E ardhmja e Salah pritet të sqarohet në muajt e ardhshëm, por një gjë duket e sigurt: Bayern Munich nuk do të jetë destinacioni i tij i radhës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *