Paris Saint-Germain ka dhënë një paraqitje mbresëlënëse në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, duke e mposhtur bindshëm Real...
Day: July 9, 2025
Trajneri i FC Malishevës, Bekim Isufi, është shprehur optimist para ndeshjes së nesërme në Ligën e Konferencës kundër Víkingur Reykjavík...
Trajnerët e ekipeve kombëtare të Kosovës, në të dy konkurrencat, janë mbledhur sot në një takim të organizuar nga Federata...
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur sot një takim pune nga Departamenti Teknik me trajnerët e ekipeve kombëtare të Kosovës, nga të gjitha grupmoshat dhe të dy kategoritë, meshkuj dhe femra. Ky ishte takimi i dytë i këtij formati, i cili synon forcimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e ideve ndërmjet trajnerëve. Takimin e hapi Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së,Markus Weidner, i cili uroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një strukture të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet të gjithë trajnerëve të ekipeve kombëtare. Ai theksoi se qëllimi është ndërtimi i një vizioni të përbashkët për të gjitha kombëtaret dhe vazhdimi i punës së përbashkët në një frymë bashkëpunimi. Pas tij, fjalën e mori përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili prezantoi filozofinë e lojës që ndjek Kombëtarja A dhe elementet kyçe që e karakterizojnë strategjinë e tij. Ai theksoi nevojën për një qasje të unifikuar në të gjitha ekipet kombëtare. “Mendoj se në të ardhmen duhet t’i kemi idetë e njëjta për ekipet kombëtare dhe të punojmë në ato karakteristika që e identifikojnë Kombëtaren e Kosovës. Po ashtu, rëndësi të veçantë duhet t’u kushtojmë gjeneratave të reja, veçanërisht grupmoshave U10 deri U14, për të identifikuar dhe promovuar talentët në fazat e hershme të zhvillimit të tyre. Këto takime gjithmonë janë të dobishme dhe thelbësore për implementimin e ideve dhe strategjive për programet afatgjata”, tha Foda. Trajnerët pjesëmarrës e mirëpritën këtë takim, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt një qasjeje më bashkëpunuese. “Është kënaqësi të jem pjesë e këtij takimi. Ishte shumë me vlerë të dëgjojmë nga trajneri Foda për filozofinë e lojës. Mendoj se kjo filozofi mund të aplikohet edhe në kombëtaret tjera, në mënyrë që të kemi një identitet të qartë të mënyrës se si luan Kosova. Bashkëpunimi i thelluar mes trajnerëve, shpërndarja e ideve dhe informimi për lojtarët tanë do të jenë çelësi i suksesit”, tha Anel Rashkaj, ndihmës-trajner i Kombëtares U19. Ndërkohë, trajneri i Kombëtares U17, Arbnor Morina, pohoi se takimet me trajnerin Foda nuk janë të reja dhe se njohuritë dhe informacionet që ai transmeton janë gjithmonë të mirëseardhura: “Që nga ardhja e trajnerit Foda kemi pasur disa takime, ku kemi diskutuar filozofinë e lojës dhe sfidat tona. Është shumë e dobishme që po takohemi e po flasim për çështje me interes të madh për futbollin tonë. Përvoja që Foda sjell nga futbolli perëndimor është një aset i madh për ne. Po njihemi me qasje dhe njohuri të reja, dhe sigurisht do ta informojmë trajnerin edhe ne për sfidat me të cilat përballemi”, tha ai. Bashkërisht u diskutuan edhe shumë tema të tjera që kanë për qëllim krijimin e një platforme profesionale për të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare dhe ndërtimin e një strukture të qëndrueshme teknike që ndihmon në zhvillimin afatgjatë të futbollit kosovar.
AC Milan është duke punuar intensivisht në merkato për të forcuar repartin ofensiv dhe atë mbrojtës. Sipas raportimeve nga “Libero”,...
Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të ri italian, Matteo Ruggeri, nga Atalanta. Pas disa javësh negociatash, marrëveshja u...
Sulmuesi i Chelseat, Joao Pedro, e përshkroi si një "ëndërr" paraqitjen e tij të shkëlqyer në gjysmëfinalen e Kupës së...
Vedat Muriqi do të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë. Futbollisti kosovar ka rinovuar kontratën me Mallorcën për dy vite...
Sot në ora 12:00, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, do të mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports...
Real Madridi është në mes të ripërcaktimit të skuadrës së tij dhe, duke pasur parasysh këtë, pesë largime të mëdha...
