April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Milani synon Matetën e Crystal Palace – refuzon ofertën e Chelseat për Nicolas Jackson

AC Milan është duke punuar intensivisht në merkato për të forcuar repartin ofensiv dhe atë mbrojtës. Sipas raportimeve nga “Libero”, drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, ka refuzuar një ofertë të Chelseat për sulmuesin Nicolas Jackson, duke e kthyer vëmendjen te një tjetër emër në Premier League

Chelsea ka ofruar shërbimet e sulmuesit të përjashtuar, Nicolas Jackson, drejt Milanit përmes ndërmjetësve. Megjithatë, kuqezinjtë nuk janë të bindur për transferimin e tij.

Në vend të kësaj, Jean-Philippe Mateta, qendërsulmuesi i Crystal Palace, është bërë objektivi kryesor i Milanit. 27-vjeçari francez ka shkëlqyer sezonin e fundit në Premier League dhe është i disponueshëm për një çmim të arsyeshëm nga ana e klubit londinez.

Përveç përforcimeve në sulm, Milani po punon edhe në prapavijë. Monaco ka kontaktuar me Taren për të ofruar mbrojtësin Wilfried Singo, ish-lojtarin e Torinos. 24-vjeçari vlerësohet 20 milionë euro, dhe ka përvojë të mirë në Serie A.

Në anën tjetër, Milani ka bërë edhe një ofertë prej 15 milionë euro për mesfushorin Guela Doue nga Strasburgu. Megjithatë, klubi francez kërkon 35 milionë euro për ta lejuar largimin e lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *