April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

Tenori me famë botërore, Rame Lahaj pritet nga Ademi; Sporti dhe arti janë ambasadorët më të mirë të Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në ambientet e FFK-së tenorin me famë botërore, Rame Lahaj, në një takim miqësor e simbolik që bashkoi dy fusha të rëndësishme për shoqërinë kosovare: artin dhe sportin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka ndarë detaje nga takimi, ku theksoi rëndësinë që arti dhe sporti kanë në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Sporti dhe arti janë ambasadorët më të mirë të Kosovës, duke përcjellë vlera, pasion dhe krenari përtej kufijve,” ka theksuar Ademi.

Presidenti i FFK-së e ka përgëzuar Lahajn për organizimin e koncertit të tij të përvitshëm në Prishtinë, një ngjarje që, siç u cilësua, është shndërruar në simbol të kulturës dhe identitetit të vendit.

“Ky event është dëshmi e përkushtimit të tij për të sjellë artin më të mirë në vendin tonë dhe për të promovuar Kosovën si një qendër të talentit dhe potencialit,” shkruan Ademi, duke falënderuar Lahajn për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vendit.

Takimi mes presidentit të FFK-së dhe artistit ndërkombëtar u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe përplot vlerësim të ndërsjellë, duke konfirmuar se fusha të ndryshme si futbolli dhe muzika mund të bashkohen për të përçuar mesazhe pozitive për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *