April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Shefi i EULEX-it viziton FFK-në: Futbolli si urë bashkëpunimi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në ambientet e FFK-së Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, z. Giovanni Pietro Barbano.

Në një takim të cilësuar si të ngrohtë dhe miqësor, presidenti Ademi dhe z. Barbano diskutuan për zhvillimet në futbollin kosovar, për strukturën aktuale të FFK-së, projektet e realizuara dhe ambiciet për të ardhmen. Sipas Ademit, Barbano, i njohur edhe si një pasionant i futbollit, u shpreh i impresionuar me progresin që ka shënuar futbolli i Kosovës ndër vite.

“Z. Barbano, i cili është edhe një dashamirës i madh i futbollit, u shpreh i impresionuar me rrugëtimin tonë dhe u interesua për mënyrën se si futbolli luan rol në ndërtimin e komunitetit dhe lidhjen mes njerëzve”, ka shkruar presidenti Ademi në rrjetet sociale.

Një nga pikat e rëndësishme të diskutimit ishte edhe ideja për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive mes EULEX-it dhe FFK-së. Sipas presidentit të FFK-së, një iniciativë e tillë synon të bashkojë në fushën e gjelbër punonjësit e sundimit të ligjit me futbollistët, duke ndërtuar ura bashkëpunimi përmes sportit.

Takimi përfundoi me një vlerësim të veçantë nga ana e Barbano-s për Kombëtaren e Kosovës, ndërsa presidenti Ademi theksoi: “Edhe pse vjen nga Italia, z. Barbano u largua nga ky takim si tifozi më i ri i Kombëtares dardane. E kjo është dëshmi e fuqisë që ka futbolli, pavarësisht prejardhjes apo vendit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *