Galatasaray's forward #21 Deniz Gul (R) celebrates after scoring a goal during the UEFA Champions League football match between Galatasaray and Aston Villa at Ali Sami Yen Spor Kompleksi in Istanbul, on November 24, 2026.,Image: 1155031786, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Ozan KOSE / AFP / Profimedia
Galatasaray dhe Bodø/Glimt kanë shënuar fitore minimale në ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve, duke arkëtuar nga tri pikë të rëndësishme.
Në Stamboll, Galatasaray triumfoi 1:0 ndaj Aston Villas, në një përballje ku vendimtar ishte goli i shënuar në pjesën e dytë.
Heroi i skuadrës turke ishte Deniz Gül, i cili në minutën e 77-të realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Pas ekzekutimit të një këndi dhe topit të kthyer nga mbrojtja angleze, sulmuesi u gjend në vendin e duhur dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Kështu, Galatasaray siguroi një fitore të madhe përballë skuadrës angleze, duke i dhënë një tjetër gëzim tifozëve të saj në Stamboll.
Fitore dramatike realizoi edhe Bodø/Glimt, që mposhti LASK-un me rezultat 1:0.
Skuadra norvegjeze arriti të gjente golin e fitores vetëm në minutën e parë të kohës shtesë, kur Helmerseni shënoi me kokë pas një tollovie në zonën e mysafirëve.
Kështu, Bodø/Glimt dhe Galatasaray festuan tri pikë të rëndësishme, të dyja me nga një gol diferencë, por me fitore të arritura në mënyra të ndryshme.