August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 14, 2026

FFK hap thirrjen për referë të rinj

Akademia e Referimit e Kosovës ka hapur zyrtarisht thirrjen për gjeneratën e re të referëve, duke ftuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë pasion futbollin të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të rëndësishëm sportiv.

Akademia e Referimit ofron mundësi për zhvillim profesional dhe personal për të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë në referim. Ky është hapi i parë drejt një rrugëtimi që mund të nisë nga fushat e futbollit në Kosovë dhe të vazhdojë deri në skenat më të mëdha evropiane dhe botërore.

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe të bashkëngjitin dokumentet e kërkuara sipas udhëzimeve të përcaktuara.

Afati për aplikim është nga 1 deri më 15 korrik, ndërsa dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike:akademiaereferimit@ffk-kosova.com

Federata e Futbollit e Kosovës inkurajon të gjithë të rinjtë që e duan futbollin dhe dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e tij, që të mos e humbin këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e gjeneratës së re të referëve të futbollit të Kosovës.

Bëhu refer!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *