August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 14, 2026

Harry Kane shpëton Anglinë, “Tre Luanët” përmbysin Kongon dhe sigurojnë kalimin tutje në Botëror

Anglia ka shmangur një surprizë të madhe në Kupën e Botës, duke përmbysur Kongon me rezultat 2-1 dhe duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales pas një ndeshjeje dramatike të zhvilluar të mërkurën.

Heroi i sfidës ishte kapiteni Harry Kane, i cili realizoi dy gola në pjesën e dytë dhe i dha “Tre Luanëve” një fitore të vuajtur, por shumë të rëndësishme.

Kongo tronditi anglezët që në minutën e shtatë, kur Brian Cipenga përfitoi nga një aksion në zonë dhe mposhti portierin Jordan Pickford, duke i dhënë skuadrës afrikane një epërsi të papritur.

Për pjesën më të madhe të ndeshjes, Anglia hasi vështirësi për të gjetur rrugën drejt golit, ndërsa portieri i Kongos, Lionel Mpasi, ishte në formë të jashtëzakonshme, duke ndalur disa raste të pastra të Jude Bellingham dhe sulmit anglez.

Megjithatë, në minutën e 75-të erdhi momenti i shumëpritur. Pas një krosimi nga Anthony Gordon, Kane realizoi me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Kur gjithçka po shkonte drejt vazhdimeve, kapiteni anglez mori përsëri përgjegjësinë. Në minutën e 86-të ai goditi saktë drejt këndit të sipërm të portës, duke vulosur përmbysjen dhe kualifikimin e Anglisë.

Pas ndeshjes, Kane u shpreh i lumtur për karakterin e treguar nga skuadra:

“Ishte çështje këmbënguljeje, të vazhdonim të besonim dhe momenti ynë do të vinte. Folëm për momente heroike dhe sot ishte dita ime”

Me dy golat e realizuar, Kane e çoi në pesë numrin e golave në këtë Botëror dhe e forcoi edhe më shumë rekordin e tij si golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë e Kupave të Botës me 13 gola, ndërsa në total ka arritur në 84 gola me kombëtaren.

Anglia tani do të përballet me Meksikën në fazën e 1/8 së finales, në një duel që do të zhvillohet të dielën në Mexico City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *