Edonis Emini, talent i ri i Akademisë së TeBe Berlin, provë te Malisheva

19-vjeçari Edonis Emini, i formuar në Akademinë e TeBe Berlin, ka qëndruar për një javë në prova te KF Malisheva, duke lënë një përshtypje shumë pozitive tek stafi teknik i klubit kosovar.

Edonisi, një lojtar shumë perspektiv, aktualisht luan prej dy vitesh për ekipin e seniorëve të Akademisë së Tese Berlin, që garon në Oberliga të Gjermanisë. Sipas trajnerit Elon Berisha dhe shtabit teknik të KF Malisheva, Edonis Emini është një futbollist i formuar profesionalisht, me aftësi teknike dhe taktike të zhvilluara që mund t’i kontribuojnë ekipit në Superligën e Kosovës.

Megjithatë, për shkak të moshës së tij, Emini kërkon një periudhë adaptimi në ambientin e Superligës, një kampionat që po tërheq çdo vit talentet e rinj, veçanërisht ata që kanë kaluar përgatitje në akademitë e Bundesligës gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *