Bosnia's Edin Dzeko greets fans before Friday's Nations League soccer match between Bosnia and Herzegovina and Sweden at Bilino Polje stadium in Zenica. It will be his last international match. Nations League Bosnia-Herzegovina-Sweder, Zenica - 02 Oct 2026,Image: 1140110496, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Jonas Ekströmer/TT / Shutterstock Editorial / Profimedia
Sulmuesi boshnjak Edin Džeko ka treguar edhe një herë se madhështia e tij nuk matet vetëm me golat dhe sukseset në fushën e futbollit, por edhe me gjestet jashtë saj.
Këtë herë, Džeko ka vendosur të bëjë të lumtur Paulën, një futbolliste e re që është pjesë e ekipit të vajzave U11 të Schalkes.
Paula kishte pasur mundësinë të luante në stadiumin e famshëm Veltins-Arena të shtunën e kaluar, para ndeshjes së ekipit të parë të Schalkes.
Pas kësaj përvoje të veçantë, ajo kishte shprehur dëshirën për të marrë një dhuratë nga sulmuesi boshnjak.
Dhe dëshira iu plotësua!
Džeko i dërgoi një videomesazh të veçantë, ndërsa dhuratë i bëri edhe një palë këpucë futbolli të tijat, të cilat i kishte nënshkruar me autograf.
Një gjest i bukur që dëshmon se idhujt e futbollit mund të bëhen burim frymëzimi për gjeneratat e reja, jo vetëm për atë që bëjnë në fushë, por edhe për mënyrën se si sillen jashtë saj.

