Fitorja e madhe e FC Drita mbrëmë ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA Conference League ka sjellë një rritje të...
Vendor
Në një atmosferë elektrizuese dhe plot emocione në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku rreth 8 mijë tifozë krijuan një skenë festive...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka përshëndetur vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për...
Thierry Favre, drejtor i programit HatTrick dhe drejtor i zhvillimit të federatave kombëtare në UEFA ka thënë se Federata e...
Sonte, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë skena e një prej ndeshjeve më emocionuese të kësaj faze të...
Në edicionin e fundit të FFK Podcast, Thierry Favre, drejtor i programit HatTrick dhe drejtor i zhvillimit të federatave kombëtare...
Në një intervistë ekskluzive për FFK Podcast, Thierry Favre, drejtor i programit HatTrick dhe drejtor i zhvillimit të federatave kombëtare...
Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar sot se përzgjedhësi i deritanishëm i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani, është liruar nga...
Chelsea ka dhuruar një paraqitje spektakulare në raundin e pestë të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, duke mposhtur Barcelonën me...
Kampionia e Kosovës në futsall, Prishtina 01, ka realizuar një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në UEFA Futsal Champions League, duke barazuar 3:3 ndaj skuadrës kampione të Letonisë, Riga Futsal Club. Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të mirë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku përkrahja e tifozëve ishte gjithashtu një shtysë e rëndësishme për kampionët tanë drej rezultatit pozitiv. Prishtina 01 e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyeshme, duke kaluar në epërsi me golat e Drilon Maxharrajt në minutat 6’ dhe 10’. Por mysafirët arritën të barazojnë shifrat me golat e Viktors Kuļepovs (19’) dhe Daniel Airoso (32’). Prishtina 01 e riktheu epërsinë me golin e Ramadan Alaj në minutën 34-të, por letonët barazuan përmes Jose Marquardt (38’). Sidoqoftë, gjithçka mbetet e hapur dhe kampioni ynë ruan shanset për një kualifikim historik në çerekfinale të garës prestigjioze të futsallit evropian, ku ndeshja e kthimit zhvillohet më 5 dhjetor, në Riga të Letonisë. Nëse Prishtina 01 e kalon skuadrën letonase, në çerekfinale do të përballet me fituesin e çiftit Hit Kyiv (Ukrainë) – Palma Futsal (Spanjë), me këtë të fundit që është kampione në fuqi e Evropës.
