Mourinho ironizon për çështjen e Manchester Cityt: Do të jem 80 vjeç kur të merret vendimi
Jose Mourinho ka ironizuar për kohën e gjatë që po merr procesi ndaj Manchester Cityt, duke thënë se vendimi përfundimtar mund të vonojë aq shumë, sa ai të jetë 80 vjeç kur të shpallet.
“Manchester City? Më mirë të qeshim pak me këtë çështje. Jam në të 60-at dhe duhet të kem fat që të jem ende gjallë kur të merret vendimi. Tashmë kemi një vendim, kështu që ata do të apelojnë. Do të jem 80 vjeç kur të përfundojë kjo çështje”, ka thënë Mourinho.
Trajneri portugez është 63 vjeç dhe në janar do t’i mbushë 64.
