Barça mposht Villarrealin me përmbysje të çmendur!
Spanish LaLiga EA Sports FC Barcelona, Barca v Villarreal CF in Barcelona, Spain. FC Barcelona player Eric Garcia 24 celebrates his score during LaLiga EA Sports match between FC Barcelona and Villarreal CF in Spotify Camp Nou, Barcelona, Spain, on November 22, 2026. Barcelona Spotify Camp Nou Barcelona Spain,Image: 1154489075, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Joan Gosa / imago sportfotodienst / Profimedia
Barcelona i mori tri pikët ndaj Villarrealit më me vështirësi se sa pritej; edhe pse në pjesën e parë ishte në disavantazh 0-2, në fund e fitoi ndeshjen me rezultatin 3-2.
Villarreali pati një nisje furioze të takimit. Në minutën e pestë, pas një gabimi të madh të Ferminit, Buchanan shënoi një gol të bukur nga distanca për epërsinë 1-0 të mysafirëve.
Vetëm dy minuta më vonë, rezultati shkoi në 2-0 për Villarrealin. Oluwaseyi dyfishoi epërsinë me një goditje të fuqishme nën traversë.
Barça u hodh me të gjitha forcat në sulm për të barazuar. Në minutën e 23-të fitoi një penallti, por Lamine Yamal gjuajti jashtë portës.
Megjithatë, në pjesën e dytë gjërat erdhën në vendin e duhur dhe Villarreali nuk arriti t’i rezistonte presionit.
Në minutën e 57-të, Martin shënoi me kokë për 1-2, ndërsa katër minuta më vonë Fermin realizoi për të barazuar shifrat në 2-2.
Shumë shpejt erdhi edhe goli i fitores; në minutën e 67-të, Navarro shënoi një autogol të pafat duke i siguruar Barcelonës triumfin 3-2.
