November 22, 2026

Debutim për t’u harruar për Pochettinon, Liverpooli e turpëron Manchester Unitedin me katër gola

Mauricio Pochettino e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën në stolin e Manchester Unitedit, pasi skuadra e tij pësoi humbje të thellë 4:0 në derbin ndaj Liverpoolit, të zhvilluar në “Anfield”.

Trajneri argjentinas debutoi me një disfatë të rëndë, ndërsa Manchester United vazhdon të mbetet në zonën e rrezikut në Premierligë.

Ndeshja mori një kthesë të pafavorshme për mysafirët që në minutën e tetë, kur Leny Yoro u ndëshkua me karton të kuq direkt, duke e lënë Manchester Unitedin me një lojtar më pak.

Liverpooli shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike dhe nga gjuajtja e lirë që pasoi, Dominik Szoboszlai mposhti Lammens për epërsinë 1:0.

Pas këtij momenti, vendasit vazhduan të diktonin ritmin e lojës, duke e shndërruar derbin në një mbrëmje për t’u harruar për Pochettinon dhe Manchester Unitedin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *