Manchester United players at the end of the match Manchester United v Brentford, Premier League, Football, Old Trafford, Manchester, UK - 28 Nov 2026,Image: 1156089481, License: Rights-managed, Restrictions: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Premier League, Model Release: no , Credit line: Matt West / Shutterstock Editorial / Profimedia
Manchester United ka pësuar një tjetër humbje të rëndë në Premierligë, duke u mposhtur me rezultat 0:4 nga Brentfordi në stadiumin “Old Trafford”.
Ndeshja ishte debutimi i trajnerit Mauricio Pochettino para tifozëve të Unitedit në “Old Trafford”, por argjentinasi nuk arriti ta ndryshonte paraqitjen e skuadrës, e cila pësoi një tjetër goditje të rëndë.
Brentfordi e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 19-të, kur Callum Wilson shënoi pas asistimit të Ouattara-s.
E njëjta dyshe goditi sërish në minutën e 32-të. Wilson realizoi golin e dytë, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën për vendasit.
Manchester United u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por në vend të golit të ngushtimit të rezultatit, pësoi edhe dy të tjerë.
Në minutën e 82-të, Ajer përfitoi nga një gabim i madh i mbrojtjes së Unitedit dhe realizoi për 0:3, ndërsa Schade vulosi rezultatin përfundimtar 0:4 në minutën e parë të kohës shtesë.
Vendasit patën disa mundësi për të shënuar, por Bruno Fernandes dhe Cunha nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre.
Kjo është një tjetër humbje e rëndë për Manchester Unitedin, pas disfatës 4:0 ndaj Liverpoolit. Tashmë, skuadra e Pochettinos duhet të gjejë sa më shpejt një mënyrë për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.