IPA91740461 - MILAN, ITALY - NOVEMBER 28: Marcus Thuram scores a goal during the Serie A match between FC Internazionale and Genoa CFC at Stadio Giuseppe Meazza on November 28, 2026, in Milan, Italy. - /ipa-agency.net - //IPAPRESSITALY_IPA91740461/Credit:/ipa-agency.net/SIPA/2611282237,Image: 1156158160, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: /ipa-agency.net / Sipa Press / Profimedia
Interi ka vazhduar me paraqitjet e mira në Serie A, duke regjistruar një fitore bindëse 4-0 ndaj Genoas, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në kuadër të javës së 13-të.
Zikaltërit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 29-të, kur kapiteni Lautaro Martinez dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, Marcus Thuram dyfishoi epërsinë e vendasve, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë Petar Suciç shënoi nga pika e bardhë për 3-0.
Dominimi i Interit vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Thuram realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 54-t, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-0.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe mban vendin e dytë në tabelën e Serie A, me tri pikë më pak se lideri Lazio.