Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur sot një tjetër projekt të rëndësishëm në kuadër të zhvillimit të futbollit të grupmoshave të reja, me fokus të veçantë në identifikimin dhe zhvillimin e portierëve të talentuar. Në kuadër të këtij projekti, ka nisur puna në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, i dedikuar portierëve të gjeneratave 2011 dhe 2012, si për djem ashtu edhe për vajza. Qëllimi i këtij programi është identifikimi i hershëm i talenteve në këtë pozitë dhe krijimi i një procesi të vazhdueshëm të punës me ta, me synim zhvillimin e tyre profesional dhe përgatitjen për të ardhmen e ekipeve zinxhir të Kombëtares së Kosovës. Faza e parë e programit do t’i kushtohet seleksionimit të portierëve nga të gjitha regjionet e Kosovës. Seleksionimi ka filluar sot dhe do të zhvillohet gjatë katër ditëve, e ku janë të përfshirë rreth 100 portierë e portiere nga 7 regjionet e Kosovës. Pas përfundimit të procesit të seleksionimit, portierët e përzgjedhur do të vazhdojnë të jenë pjesë e programit të Akademisë, ku do të punohet në mënyrë të strukturuar dhe të vazhdueshme për zhvillimin e tyre. Programi do të zhvillohet në dy sesione. Sesioni i parë do të zhvillohet nga shtatori deri në nëntor, ndërsa pas pauzës dimërore, puna do të vazhdojë me sesionin e dytë, nga shkurti deri në maj. Në këtë mënyrë, FFK synon që portierëve të rinj t’u ofrojë një proces të qëndrueshëm zhvillimi, përmes punës së specializuar dhe monitorimit të vazhdueshëm, duke krijuar një bazë sa më të gjerë të talenteve për ekipet e ardhshme kombëtare. Projekti i Akademisë së Portierëve zhvillohet në kuadër të Departamentit të Edukimit të FFK-së, ndërsa mbikëqyret nga Samir Ujkani, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Në realizimin e këtij programi janë të angazhuar trajnerët Valmir Bytyqi, Flamur Neziri, Artan Sadriu dhe Diellza Musa. Përmes këtij projekti, FFK vazhdon investimin në zhvillimin e gjeneratave të reja dhe në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për identifikimin dhe avancimin e talenteve, me theks të veçantë në pozitën e portierit.
futbolliinfo
Sot, në praninë e presidentëve të klubeve, trajnerëve dhe futbollistëve të ekipeve të Superligës në Cineplex në Albi Mall u...
Në prag të fillimit të edicionit të ri të garave 2026/2027, Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur takimin e...
Mbrojtësi i majtë kosovar, Leon Parduzi, ka shfrytëzuar maksimalisht mundësinë e parë si titullar te Holstein Kiel në përballjen e...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë në ndeshjen tradicionale të organizuar në Podujevë mes...
Kombëtarja e Kosovës U19 e ka përmbyllur sot grumbullimin treditor, kryesisht me lojtarë nga kampionati vendor, me zhvillimin e një...
Kombëtarja e Kosovës U19 po zhvillon grumbullimin e radhës treditor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Ky grumbullim shërben...
Një nga mesfushorët më të njohur të gjeneratës së fundit, Casemiro, ka zbuluar admirimin e madh për Lionel Messin, duke...
Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit italian, Franco Baresi, ka sjellë reagimin edhe të drejtuesve të futbollit në Kosovë...
Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit dhe...
